Rivaldo kundër Lotar Matthäus, ja parashikimi për Bayern-Barcelona

13 Gusht 2020
14:29
Alfred Lleshi
back button

Rivaldo, ambasadori i “Betfair” dhe legjenda e Barcelonës, analizoi deklaratat e Lotar Matthäus. Ky i fundit tha se Bayerni ishte favorit për të shkuar në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, pas duelit që do të ketë kundër katalanasve, nesër, sepse, përveçse ishte superior, ka edhe lojtarin më të mirë në botë: Robert Lewandowski:

“Evidentimi i një favoriti të qartë kur përballesh me një Barcelona plot besim, që ka më të mirën në botë, i cili është Leo Messi, më duket parashikim i rrezikshëm për mua. Unë e pranoj se, në letër, Bayerni është pak më i favorizuar, por nuk pajtohem me epërsinë që Matthäus la të kuptohet.

Me siguri, nëse raundi do të ishte me dy ndeshje, Barcelona do të kishte më pak shanse. Por, një ndeshje e vetme duket si mundësi e mrekullueshme për katalanasit. Nëse qëndrojnë të përqendruar për 90 minuta dhe përfitojnë nga gabimet e Bayernit, me siguri do të kenë opsione për t’u kualifikuar”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit