Rivaldo: Shoh një problem te Vinicius-Mbappe, më ka ndodhur edhe mua dikur…

13 Shtator 2024
17:16
Telesport
back button

Rivaldo, legjenda e Barcelonës dhe Brazilit, mendon se te Real Madrid mund të nisë një problem, nëse drejtuesit madrilenë nuk gjejnë një zgjidhje në momentin e duhur.

Gjatë një ndeshjeje të kampionatit me Betisin, Vinicius lejoi Mbappe të gjuante penalltinë dhe kjo u pa si shenjë respekti dhe dashamirësi mes dy yjeve, por Rivaldo mendon se situata nuk është aq e thjeshtë.

Sipas tij, të dy janë lojtarë egoistë dhe kjo mund të sjellë probleme. “Personalisht kam bërë diçka të ngjashme te Barcelona, kur Patrick Kluivert ishte shok skuadre me mua. Vinicius dhe Mbappe duhet të arrijnë një marrëveshje për të shmangur ndonjë fërkim, pasi nganjëherë nuk i pasojnë njëri-tjetrit”, ka deklaruar ish-kampioni i botës.

“Të dy janë lojtarë të jashtëzakonshëm dhe luajnë te një klub i madh. Duke qenë pjesë e një klubi të tillë, objektivat e tyre dihen publikisht: gola dhe trofe”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit