River Plate-Boca Juniors përfundon me sherr: Një gol me penallti dhe 7 kartona të kuq në shtesë (video)

8 Maj 2023
9:46
Telesport
back button

Një gol në minutën e 93-të nga ana e Miguel Borja ka bërë që stadiumi “Monumental” (85 mijë tifozë) të shpërthejë nga tifozët e Riverl Plate, që fituan në kohën shtesë 1-0 ndaj River Plate në “Superclasico”. Ndeshja ishte e vlefshme për javën e 15-të të Ligës Profesioniste.

Pas golit vendimtar që i dha fitoren skuadrës vendase, në fushë shpërtheu një sherr masiv, ku u përfshinë lojtarët dhe stafet e dy skuadrave. Në fushë u bë një rrëmujë, ku gushtet e shkelmat zgjatën disa minuta dhe ndeshja u ndërpre për një kohë të gjatë, 18 minuta.

Në fund, gjyqtari nxori 7 kartona të kuq: 3 për skuadrën vendase (2 nga lojtarët e stolit) dhe 4 për ekipin mik (1 për lojtarin e stolit) si dhe 9 kartona të verdhë. Gjithsesi, kaosi që shpërtheu në fushën e blertë ka bërë xhiron e botës, teksa u desh edhe ndihma e policisë që situata të qetësohej.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit