Roberto Martinez: Portugalia ndihet krenare me këto lojtarë, merituam të fitonim

6 Korrik 2024
8:22
Alfred Lleshi
back button

Roberto Martínez, trajneri i Portugalisë, ka komentuar në konferencën për shtyp, pas ndeshjes dramatike, eliminimin nga Europiani. Të tijtë dështuan me penallti ndaj Francës, pas 120 minutash lojë pa gol, por me raste të shumta nga të dyja kombëtaret. Këto janë fjalët e tij:

“Ne luajtëm mirë dhe krijuam shumë mundësi. Jam krenar për lojtarët, treguan karakter të madh. Ne kishim më tepër posedim të topit dhe treguam shumë personalitet. E merituam të fitonim, është një moment i trishtuar, por lojtarët duhet të jenë jashtëzakonisht krenarë për veten e tyre”.

Performanca: “Talenti individual i kësaj skuadre është aty, për ta parë të gjithë. Lojtarët e mi treguan unitet të madh dhe ditën të vuanin, gjithmonë me dëshirën për të fituar. Ne humbëm, por humbëm me krenari, gjithmonë duke dhënë gjithçka në çdo minutë. Nuk do të ndalemi këtu, do të japim gjithçka sërish në të ardhmen”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit