Rodri i drejtohet mjekut besnik të stafit të Pep Guardiola-s në Barcelonë! Gjendja e tij

24 Shtator 2024
1:15
Telesport
back button

Dalin më shumë informacione mbi gjendjen fizike të Rodrit. Mesfushori i Manchester Cityt, siç raporton Cadena COPE, shkoi në Barcelonë në mbrëmjen e djeshme për një konsultë me Doktor Cugat, siç bëjnë zakonisht lojtarët e skuadrës së Pep Guardiolës që lëndohen. Spanjolli mbërriti në spitalin Quiron në këmbë, pa ndihmën e patericave, i shoqëruar nga mjeku i Cityt, Edu Mauri.

Sipas asaj që raportohet nga Marca, testet të cilave iu nënshtrua mesfushori i Manchester Cityt, kanë treguar një këputje të ligamentit kryqëzues në gjurin e djathtë. Deklarata e klubit nuk është publikuar ende, por ndjesia është se është vërtet diçka serioze.

Kalendari i ngjeshur është kthyer ne nje problem. Në fakt, Rodri, së bashku me Rudiger, ishin lojtari që pushuan më së paku sezonin e kaluar dhe kishin paralajmëruar për rreziqet që mund të sillte ky sezon 2024-2025.

Ai vetë së fundmi kishte thënë: “Besoj se 40 deri në 50 ndeshje është maksimumi që mund të arrijë një lojtar. Pas kësaj shkon tatëpjetë, sepse është e pamundur të ruash nivelin fizik. Nëse njerëzit duan të shohin futboll më të mirë, duhet të pushim. Kur numri i lojërave rritet, performanca dhe cilësia e tyre ulet.”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit