QESHARAKE: Rodriguez dhe “shoku imagjinar” në Verona-Milan! (VIDEO)

16 Shtator 2019
23:22
back button

Ricardo Rodriguez, mbrojtësi i Milanit, që ndoshta së shpejti do të ulet në stol sapo Theo Hernandez të rikuperojë plotësisht, ka treguar edhe njëherë se nuk është në nivele të larta për të luajtur me fanellën kuqezi titullar dhe jo më kot tifozët shpesh e shënjestrojnë.

Teksa Milani ishte në sulm në sfidën ndaj Veronas, zviceriani ka marrë top dhe pa ngritur kokën aspak, ka pasur në krahun tjetër të fushës, ku nuk ndodhej askush. Topi ka dalë në rivënie anësore dhe Rodriguez ka ngritur duart në shenjë ndjese.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit