Rodrygo bezdiset nga fama e shokëve! Liverpool ofron një shkëmbim të bujshëm

2 Tetor 2024
18:43
Telesport
back button

Kylian Mbappe dhe Vinicius kanë vëmendje më shumë se lojtarët e tjerë të Real Madridit. I treti në listë është Jude Bellingham, i cili sezonin e kaluar ishte yll absolut në Madrid.

Kjo situatë po e bezdis sulmuesin Rodrygo, i cili lihet në hije dhe mendon se në Madrid nuk do të konsiderohet kurrë si “lojtar special”.

Braziliani raportohet kërkohet nga tekniku i ri i Liverpool, Arne Slot, i cili u ka propozuar drejtuesve të klubit anglez të bëjnë një shkëmbim me Luis Diaz.

Sigurisht, kolumbiani nuk mjafton. Florentino Perez, nëse bie dakord për shitjen e Rodrygo, do të kërkonte minimalisht edhe 50 mln euro të tjera. Mbetet për t’u parë nëse kjo formulë do të funksionojë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit