Rodrygo, njeriu i fitores për Brazilin: Mënyra e duhur për t’ia filluar përsëri, të vazhdojmë kështu

7 Shtator 2024
19:50
Alfred Lleshi
back button

Kualifikimet për Botërorin e ardhshëm vijuan në mënyrën më të mirë të mundshme për Brazilin, me fitoren 1-0 ndaj Ekuadorit. Golin vendimtar e shënoi Rodrygo, në minutën e 30-të të pjesës së parë.

Më poshtë është postimi i publikuar nga sulmuesi i Real Madridit në Instagram, pas ndeshjes: “Një mënyrë e mirë për t’i rifilluar kualifikimet tona të Botërorit. Do të vazhdojmë të luftojmë fort, në kërkim të më të mirës për kombëtaren tonë! Faleminderit të gjithë njerëzve të Parana për mbështetjen këtë javë! Forca Brazili!”

U luajtën tri ndeshje në grupin e Amerikës së Jugut, të vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026 gjatë natës (sipas orës europiane). Pas fitores së qartë 3-0 të Argjentinës ndaj Kilit, nuk erdhi asnjë përgjigje adekuate nga dy ndjekësit kryesorë, Uruguaji dhe Kolumbia.

“La Celeste” barazoi 0-0 ndaj Paraguajit, ndërsa “Cafeteros” nuk shkuan përtej barazimit 1-1 ndaj Perusë. Nga ana tjetër, Brazili po i afrohet grupit të parë, duke fituar ndaj Ekuadorit me rezultatin e ngushtë 1-0.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit