Rokada e trajnerëve: Ancelotti do të zëvendësohet me një legjendë madrilene

19 Shtator 2024
18:04
Telesport
back button

Revista gjermane “Sport Bild” parashikon një ndryshim me efekt domino në stolat e dy klubeve europiane, Real Madrid dhe Bayer Leverkusen.

Duke qenë se gjërat nuk duken edhe aq të qeta në Santiago Bernabeu, me Los Blancos që nuk po gjejnë ritmin e sezonit të kaluar, ekziston shansi që Carlo Ancelotti të mos vijojë si trajner i madrilenëve në qershor 2025.

Ky pritet të jetë fundi i epokës së tij me rekordmenët e Champions League. Pasues i tij në Bernabeu pritet të jetë Xabi Alonso, një ish-lojtar i shkëlqyer i Los Blancos”.

Bayer Leverkusen do të reagojë duke marrë një tjetër legjendë madrilene për të drejtuar “Aspirinat”. I përzgjedhuri është Raul. Skenar filmash? Padiskutim që po, por mediat gjermane dallohen për seriozitet dhe duhen konsideruar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit