Roland Garros: Djokovic e Alcaraz avancojnë më tej, kualifikohen edhe Sabalenka e Pegula

1 Qershor 2023
8:18
Telesport
back button

Ka nisur raundi i dytë i grand slam të Roland Garros në tenis. Asnjë surprizë të meshkujt, ku të gjithë tenistët “big” që zbritën sot në fushë kanë avancuar më tej.

Numri 1 në botë, spanjolli Carlos Alcaraz, mundi 3-1 japonezin T.Daniel. Një biletë për më tej sigurojnë edhe kanadezi Denis Shapovalov, britaniku Cameron Norrie si dhe italianët Fabio Fognini e Lorenzo Musetti.

Nuk zhgënjen as serbi Novak Djokovic, që mposhti 3-0 hungarezin M.Fucsovics, duke avancuar më tej. Po 3-0 fiton edhe greku Stefanos Tsitsipas, numri 5 në botë, që mundi spanjollin R.Buena, ndërsa rusi Andry Rublev eliminoi 3-1 francezin C.Moutet.

Te femrat, avancon më tej numri 3 në botë, tenistja amerikane Jessica Pegula, që mundi 2-0 italianin C.Giorgi. Fitojnë edhe tenistja ukrainase Elina Svitolina, rusja Daria Kasatkina, amerikania Sloane Stephens si dhe bjellorusja Aryna Sabalenka, numri 2 në botë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit