Roland Garros premio rekord për tenistët, ja shifra marramendëse që merr fituesi

15 Maj 2023
13:15
Telesport
back button

Më datën 28 maj, në Paris do të nisë grand slam i Roland Garros, turneu i dytë i mad hi këtij viti dhe më i rëndësishmi në fushat me dhè. Organizatorët e këtij grand slam bënë me dije se do të japing premio rekord për tenistët pjesëmarrës.

Premio për këtë vit është rritur me 12.3% krahasuar me vitin e kaluar. Në total, për të gjithë tenistët (meshkuj e femra) do të shpërndahen 49.6 milionë euro. Tenistët që do të fitojnë këtë turne, do të arkëtojnë 2.3 milionë euro, ndërsa finalistët do të përfitojnë nga 1.15 milionë euro.

Tenistët që do të shkojnë deri në gjysmëfinale do të përfitojnë nga 630 mijë euro, ndërsa ata që kualifikohen deri në çerekfinale do të arkëtojnë 400 mijë euro. Tenistët që eliminohen në turin e parë do të përfitojnë nga 69 mijë euro. Pra, një rritje e konsiderueshme e të ardhurave për tenistët, falë sponsorëve dhe shitjes së të drejtës televizive.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit