Roma, çfarë ndodhi pas humbjes: Mourinho në lot, Friedkin largohet

1 Qershor 2023
16:08
Denis Hakanaj
back button

Lotët në vetmi, kur mendonte se nuk e shihte askush, mes një konference për shtyp dhe një interviste. Një fanellë dhuratë për një fëmijë. Kthimi me avion në Romë, mbërritja në agim, në heshtje.

Fjalimi për ekipin në fushë: “Unë po qëndroj këtu për ju. Ju meritoni respekt, e gjithë Europa e ka parë atë që keni bërë. Unë nuk jam penduar dhe as ju. Unë po qëndroj këtu dhe po luftoj me ju”.

Dita e pushimit u dha sot: “Shkojmë të gjithë në shtëpi”. José Mourinho, pasi humbi finalen e parë të karrierës së tij, para së gjithash u përpoq të përmirësonte moralin e lojtarëve. Ai u ka përsëritur atyre, në fushë dhe në dhomat e zhveshjes: “Jemi ne, vetëm ne”. Çfarë i referohej José?

Menjëherë pas finales pati një shtrëngim duarsh me Ryan Friedkin, por presidenti Dan u largua si gjithmonë. Asgjë e çuditshme, përveç se pas një humbjeje në finale ndoshta kishte nga ata që prisnin një fjalë apo një gjest nga presidenca. Gjest që nuk ka mbërritur.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit