Roma e bleu për 40 mln euro, por Chelsea mund ta kthejë për 80 mln euro! Abraham nuk e përjashton…

7 Tetor 2022
17:33
Telesport
back button

Vetëm dy gola këtë sezon këtë sezon, Tammy Abraham nuk po kalon një kohë të mirë në vitin e tij të dytë te Roma. Edhe mbrëmë në ndeshjen kundër Betisit ai punoi shumë për skuadrën, megjithatë pa pasur ndikim në fazën sulmuese.

Në fund të ndeshjes ai bëri disa deklarata për OJB Sport duke folur për të ardhmen e tij dhe klauzolën që mund të aktivizojë Chelsean për ta rikthyer në Londër në fund të vitit.

Tammy Abraham është ‘i lumtur në Romë’, por refuzon të përjashtojë një rikthim të mundshëm te Chelsea: ‘Vetëm Zoti e di të ardhmen’. Sulmuesi anglez iu bashkua verdhekuqve në një marrëveshje të përhershme prej 40 milionë eurosh nga Blutë në vitin 2021.

Megjithatë, gjigantët e Premier League kanë një klauzolë kthimi prej 80 milionë eurosh për të sjellë produktin e akademisë së tyre përsëri në klub në vitin 2023. “Për mua, fokusi im është të bëj pikërisht atë që bëra vitin e kaluar.

Unë jam i lumtur këtu. Skuadra është e mirë”, tha Abraham për Ojb Sport pas humbjes 2-1 të Romës ndaj Real Betis mbrëmë. “Trajneri Mourinho është i zoti. Qyteti, tifozët… Jam i lumtur, por nuk e di të ardhmen, vetëm Zoti e di të ardhmen.”

Abraham u bë debutuesi më pjellor i Romës në 2021-2022 duke shënuar 27 gola në 52 paraqitje. Këtë sezon, ai ka shënuar vetëm dy herë në 10 ndeshje nën drejtimin e José Mourinhos.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit