Roma e De Rossi-t duket totalisht e rigjeneruar! Dybala magjistar, zona Champions e arritshme (VIDEO)

2 Mars 2024
20:14
Telesport
back button

Roma duket ne forme dhe me De Rossi-n duket se ka kaluar kriza e Jose Mourinho-s, duke llogaritur vetem ate humbje ndaj Interit ne nje sfide qe meritonin ndoshta me shume. Sot ne Monza, verdhekuqte kane zhvilluar nje super ndeshje teksa dyshja LuPa (Lukaku-Paulo Dybala) kafshon përsëri. Nje sukses me goleade 4-1.

Pjesa e pare ishte nje menaxhim dhe dy gola te shpejte. Ne fillim kapiteni Pellegrini e me pas, katër minuta pas golit të mesfushorit, Roma dyfishoi epërsinë në Monza falë sulmuesve më të rëndësishëm: asistimi i Paulo Dybala, i cili shkon majtas dhe kroson në mënyrë të përsosur për Romelu Lukakut, të cilit i mbetet vetëm të shtyjë topin në rrjete. 0-2 në U-Power Stadium pas 45′ te para.

GOLI I PELLEGRINIT – VIDEO

GOLI I LUKAKUT – VIDEO

Ne pjesen e dyte, Roma gjeti edhe golin e trete, me nje perle nga Paulo Dybala qe kujtoi kohet e vjetra kur luante te Juventusi. Nje penelate ne goditje denimi e pakapshme per portierin e Monza-s.

GOLI I DYBALA – VIDEO

Per Roma-n vazhdoi spektakli me Paredes qe vulosi 0-4, teksa ne fund shenoi golin enderit per vendasit Carboni.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit