Roma e dërgoi në huazim tek Espanyol, Kumbulla reagon për të ardhmen e tij

18 Nëntor 2024
11:12
Telesport
back button

Te Roma nuk besuan shumë këtë verë te mbrojtësi i kombëtares shqiptare Marash Kumbulla. Për këtë arsye, ai u huazua për një vit në La Liga.

Mbrojtësi 24-vjeçar shqiptar u transferua tek Espanyol, ku duket se ka gjetur ritmin e dikurshëm. Madje duke realizuar edhe një gol në 9 ndeshje zyrtare me spanjollët.

Duke folur për të ardhmen e tij, Kumbulla tha: “Unë nuk jam duke menduar për të ardhmen. Ardhja në La Liga dhe tek Espanyol ishte zgjedhja e duhur për mua”.

Në karrierën e tij, Kumbulla ka luajtur edhe për Verona, Roma e Sassuolo, duke u dalluar për lojën e tij. Duket se te spanjollët ka gjetur dimensionin e tij.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit