Roma e Ranierit vazhdon ecurinë pozitive, “viktima” e radhës Lecce e Ramadanit (video)

29 Mars 2025
22:41
Telesport
back button

Roma e drejtuar nga Claudio Ranieri ka marrë fitoren e radhës në Serie A. Verdhekuqtë kanë fituar në transfertë 0-1 ndaj Lecce-s, në ndeshjen e javës së 30-të në Serie A.

Pjesa e parë u mbyllë në barazim pa gola. Kryeqytetasit shënuan fillimisht me Mancini në 68-të, por goli u anulua nga VAR për pozicion jashtë loje. Goli i fitores do të vinte 10 minuta para përfundimit të kohës së rregullt me anë të Artem Dovbyk. SHIKOGOLIN

Pas kësaj fitoreje, Roma ngjitet në vendin e gjashtë me 52 pikë, 4 pikë larg vendit të katërt që të kualifikon për në Champions League, ndërsa Lecce mbetet në vendin e 16-të me 25 pikë.

Vlen për t’u përmendur që Ylber Ramadani zhvlloi një ndeshje shumë të mirë sonte dhe ishte një nga lojtarët më të mirë në fushë për të dy ekipet, ndërsa Medon Berisha u aktivizua në minutën e 72-të.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit