Roma, entuziazëm i madh dhe radhë e çmendur: mbi 100 mijë janë në pritje

20 Prill 2022
17:47
Denis Hakanaj
back button

Roma po fluturon me krahët e Jose Mourinho-s dhe të fushës. Sepse, pas disa rënieve dhe pakënaqësive, verdhekuqtë duket se kanë gjetur vazhdimësinë dhe objektivat janë gjithnjë dhe më të rëndësishëm.

Pokeri kundër Bodo/Glimt i ka hapur rrugët gjysmëfinales kundër Leicester. Një ndeshje që po pritet me padurim dhe në të cilën tifozët duan të luajnë rolin e lojtarit të dymbëdhjetë në fushë.

Kjo dëshmohet qartë nga ajo që po ndodh në këto orë. Shumë tifozë po kërkojnë të blejnë biletat për të qenë të pranishëm në mbështetje të skuadrës, siç ka ndodhur edhe në çerekfinale.

Biletat për gjysmëfinalen e kthimit të Conference League, që do të luhet të enjten më 5 maj, po shiten të gjitha. Kërkesat janë aq tq shumta, sa plot mbi 100 mijë tifozë janë në pritje për t’i blerë biletat online.

Një entuziazëm i pabesueshëm që tifozët verdhekuq urojnë që të sjellë fitoren dhe kualifikimin e skuadrës në finalen e Conference League, që do të zhvillohet në Tiranë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit