Roma, gati kontrata marramendëse për Allegri-n

23 Shtator 2020
16:31
Denis Hakanaj
back button

Nga nata e barazimit kundër Verona-s (më pas e kthyer në humbje në tavolinë), Roma është vënë në ndjekje të Massimiliano Allegri-t.

Deklaratat e bëra nga ish-trajneri i Juventus-it në programin “Ballando con le stelle” kanë bërë jehonë në universin verdhekuq, duke krijuar befasi dhe duke krijuar pritshmëri.

Sipas La Stampa, Allegri pret me padurim të kthehet në fushë dhe Roma duket se ka nisur kontaktet me trajnerin, të cilin mësohet se do të kërkojë ta bindë me një rrogë rreth 7.5 milionë euro në sezon.

Në listën e zëvendësuesve të mundshëm të  Paulo Fonseca-s, gjithnjë e më shumë në diskutim, mbeten edhe Maurizio Sarri dhe Ralf Rangnick.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit