Roma i falet një super portieri, kualifikim “dramatik” në Europa League. Nesër shorti, ja vazot dhe ekipet e kualifikuara

23 Shkurt 2024
0:05
Telesport
back button

Europa League ka dhuruar emocione pafund sonte teksa ndeshja që ka mbyllur “dramën” ishte ajo mes Roma-s dhe Feyenoord, e vendosur pas penalltive duke qenë se të dy sfidat, si ajo në Rorterma, ashtu edhe ajo në Olimpico u mbyllën me rezultatin 1-1.

Një sfidë që ka parë verdhekuqtë të pësonin gol që në fillim pas 4 minutash me Jimenez, por më pas do të reagonin me një perlë nga kapiteni Pellegrini.

Më pas, sfida pati fraksione interesante ku si Roma, ashtu edhe Feyenoord kanë pasur shanse të mira për të shënuar, por gjithçka ka shkuar në 90 minuta dhe më pas arbitri ka vërshëllyer duke vijuar me 30 minutat e shtesës.

RASTI I LUKAKUT – VIDEO

Në shtesë, Lukaku pati shansin më të pastër me mrekulli nga portieri i ekipit holandez. Te 11-të metërshat, protagonisti absolut është portieri i talentuar i ri i Roma-s që ka ulur në stol Rui Patricio. Eshtë Svilar protagonisti absolut, që priti dy penallti sonte, teksa për Roma-n e humbi Lukaku në një mbrëmje katastrofike.

Roma i shtohet kështu ekipeve të tjera të kualifikuara në këtë playoff, teksa kanë kaluar Milan, Freiburg (që eliminoi Lens), Benfica por edhe Sporting Lisbona. Kaloi edhe Sparta Praga. Fitore e madhe dhe kualifikim edhe për Olimpique Marseille që pasi shkarkoi Gattuso-n ka reaguar. Kualifikim edhe per ekipin e azerbajxhanit, Qarabag.

Shorti do te hidhet neser ne oren 12:00 te mesdites teksa tashme jane ndare ekipet mes Vazos se pare dhe te dyte.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit