Roma kryen goditjen e fundit edhe pse merkato ishte mbyllur! Afrohet një emër big i cili ishte pa ekip

1 Shtator 2024
18:20
Telesport
back button

Gjithçka është gati për nisjen e aventurës së Mario Hermosos me fanellën e Romës. Mbrojtësi spanjoll i lindur në 1995, pa kontrate qe prej 1 korrikut pasi kishte bërë mbi 170 paraqitje në pesë vjet me Atletico Madrid, sapo ka mbërritur në Fiumicino te Romes: Hermoso do t’i nënshtrohet testeve mjekësore në orët e ardhshme dhe më pas do të nënshkruajë një kontratë shumëvjeçare me verdhekuqte.

Për të krijuar vend në skuadrën e Daniele De Rossi-t do të jetë qendërmbrojtësi anglez Chris Smalling. Ish-mbrojtësi i Manchester United ka arritur një marrëveshje me klubin e divizionit të parë saudit Al-Fayha FC dhe do t’i nënshtrohet testeve atletike përpara se të fluturojë për në Arabinë Saudite. Një kontratë dyvjeçare është gati për Smalling.

Ndërkohë, Daniele De Rossi u shpreh si më poshtë në një konferencë shtypi dje për merkaton e Romës: “Mendoj se merkato shkoi në drejtimin që doja, unë u mbështeta nga klubi. Për mua ne bëmë një merkato më të mirë se Interi – siguroi De Rossi – por Interi është më i fortë se ne, ata fillojnë nga një nivel më i lartë dhe ne duhet të sjellim 2-3 lojtarë te tjere te forte ne vitet ne vazhdim”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit