Roma kryen supergoditjen e madhe nga La Liga: detajet! Ja kur pritet mbyllja dhe mbërritja në Itali

31 Korrik 2024
19:42
Telesport
back button

Me ne fund ka “tym te bardhe”! Artem Dovbyk së shpejti do të jetë qendërsulmuesi i ri i Romës së Daniele De Rossit. Takimi i sotëm me Girona në Katalonjë çoi në tymin e shumëpritur të bardhë, ku verdhekuqte dhe klubi suprize i La Ligas së shkuar kanë arritur efektivisht marrëveshjet për transferimin e qendërsulmuesit ukrainas te Trigoria.

Sipas transmetuesit Sky Sport, negociatat kanë qenë praktikisht të përcaktuara në çdo aspekt, me nënshkrimet përkatëse që priten për nesër. Baza për kontratën ishte gjetur tashmë me lojtarin, me Dovbyk që nënshkruan një marrëveshje pesëvjeçare (skadon në 2029) me një pagë prej 3.5 milionë euro në sezon plus bonuse.

Megjithatë, marrëveshja me Gironën u desh të zgjidhej dhe udhëtimi i drejtorit sportiv Ghisolfi në orët e fundit së bashku me agjentët dhe ndërmjetësit ukrainas ka dhënë efektet e dëshiruara.

Detajet mbeten ende për t’u kuptuar, me Romën që dëshiron të zvogëlojë pjesën fikse prej 35 milionësh të kërkuar nga klubi katalanas, para të cilave do të duhej të shtoheshin edhe bonuset e ardhshme ose një përqindje në rishitje.

Detaje që palët po i përcaktojnë për momentin, por baza e marrëveshjes është aty. Me Dovbyk që së shpejti do të jetë referenca e re sulmuese e Romës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit