Roma mbetet “peng” e presidentit Pallotta! Prishet marrëveshja për shitjen e klubit

2 Qershor 2020
13:11
Telesport
back button

Bisedimet mes James Pallotta dhe Dan Friedkin për shitjen e klubit kanë marrë fund dhe nuk do të ketë asnjë shtrëngim duarsh! Pandemia frenoi gjithçka dhe ndryshoi planet. Sipas Gazzetta dello Sport, madje, Pallotta do të përgatitet për të derdhur 42 mln euro për rritjen e buxhetit.

Më pas, presidenti do të kërkojë financime të tjera në bankat e SHBA dhe do të bëjë “factoring”, pra kredi mbi fitimet e mundshme  në të ardhmen, me objektivin – në rastin më të keq – të shesë Romën në xhiron e 3 viteve. Gjuetia ka nisur dhe Palotta do të përpiqet që ky kalim pronësie të ndodhë sa më shpejt.

Gjatë merkatos së verës, verdhekuqtë do të duhet që të shesin shumë futbollistë për të krijuar një mini-thesar për merkaton.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit