Cagliari dhe Roma e nisën Serie A 2024/25 me një barazim pa gola.
Në Unipol Domus, kuqeblutë e trajnerit të ri Nicola bënë një provë të rëndësishme, duke kufizuar Romën e nënshkrimeve të reja Dovbyk dhe Soulé, të aktivizuar menjëherë që në minutën e parë nga De Rossi.
Pas një pjese të parë me pak emocione, ndeshja u ndez në pjesën e dytë me një mundësi të humbur nga Pellegrini dhe një traversë nga secila skuadër në dhjetë minutat e fundit.
Dovbyk e trembi portierin Scuffet pas një asisti nga Dybala, më pas Marin u desh të dorëzohej ndaj një devijimi të Svilar.
Në ndeshjen tjetër të orës 20:45, Lazio ka marrë një fitore 3-1 me përmbysje në shtëpi kundër Venzia-s.
Lazio 0-1 Venezia – Magnus Kofod Andersen 4′ – Video
Lazio [1]-1 Venezia – Taty Castellanos 11′ – Video
Lazio [2]-1 Venezia – Mattia Zaccagni penalty 44′ – Video
Lazio [3]-1 Venezia – Giorgio Altare (A) 81′ – Video