Roma po kalon një krizë të thellë. Verdhekuqtë sot humbën 3-2 në transfertën e Hellas Verona, duke treguar edhe një herë se problemet nuk do të kalohen lehtë te kryeqytetasit.
Ekipi vendës arriti të shënojë shumë shpejt sot, që në minutën e 13-të, me Tengstedt. Pas 15 minutash reaguan romanët, të cilët barazuan përkohësisht me Matias Soule.
Roma nuk e mbajti dot ritmin gjatë, sepse me kalimin e minutave Magnani gjeti golin e dytë për pritësit, duke mbyllur kështu pjesën e parë.
Roma u përmirësua në 45 minutat e dyta, por pa efikasitet. Artem Dovbyk barazoi shifrat në të 53′, por verdhekuqtë nuk ishin të aftë për të menaxhuar lojën si duhej.
Hellas Verona i befasoi me një kundërsulm magjik dy minuta para fundit të kohës së rregullt, duke mbyllur ndeshjen 3-2.
Roma mbetet në vendin e 11-të në Serie A, ndërsa Hellas Verona një pozicion më poshtë me 1 pikë më pak.