Roma nuk e llogarit më Kumbullën, mbrojtësi shqiptar drejt shitjes te klubi spanjoll

27 Korrik 2026
10:45
Alfred Lleshi
back button

Roma po përshpejton lëvizjet në merkato, mes largimeve dhe afrimeve, për të kompletuar skuadrën pas vonesave të fillimit të verës. Përveç negociatave të avancuara me Bologna për Santiago Castro, ku Artem Dovbyk mund të bëjë rrugën e kundërt, klubi verdhekuq po punon edhe në fronte të tjera.

Mes lojtarëve që pritet të largohen është edhe Marash Kumbulla. Mbrojtësi shqiptar ka përfunduar në radarët e Rayo Vallecano dhe nuk bën pjesë në planet teknike të Romës. Shitja e tij do t’i lehtësonte klubit lëvizjet për afrimet e reja.

Për krahun e djathtë të mbrojtjes, emri që kryeson listën mbetet ai i meksikanit Israel Reyes. Mbrojtësi i Club América vlerësohet rreth 5 milionë euro dhe pëlqehet për fleksibilitetin e tij, pasi mund të luajë si mbrojtës i djathtë, ashtu edhe në qendër të repartit.

Roma po mban të hapura edhe alternativa të tjera. Ivan Fresneda i Sporting CP vazhdon të jetë një objektiv, megjithëse klubi portugez kërkon rreth 15 milionë euro. Në sfond mbetet edhe Matteo Ruggeri, i cili mund të kthehet në një mundësi pas transferimit të Alejandro Grimaldos tek Atlético Madridi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit