Roma nuk kualifikohet në Champions, por kursen 1 mln euro!

9 Gusht 2020
22:11
Telesport
back button

Janarin e kaluar Roma bleu Gonzalo Villar nga Elche për 4 milion euro plus 1 bonus të lidhur me arritjen e objektivave të caktuara.

Siç është raportuar nga Plaza Deportiva, ky bonus ishte i lidhur me kualifikimin në Ligën e Kampionëve nga verdhekuqtë, i cili nuk u arrit as përmes kampionatit (vendi i pestë), as përmes fitores së Europa League (eliminimi në raundin e 16 me Sevilla).

Prandaj, kryeqytetasit kursejnë një milion euro.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit