Roma tenton yllin e Milanit, përgatit ofertën ose shkëmbimin

15 Korrik 2019
17:20
Anton Cicani
back button

Roma është duke provuar që të marrë një sulmues krahu, duke qenë se në udhëzimet e trajnerit Fonseca është pikërisht skema e tillë. Fokusi kryesor ose shënjestra ka rënë te ylli i Milanit, spanjolli Suso, i cili ka klauzolë 39 mln euro, e cila do të prishej në fund të korrikut.

Megjithatë, verdhekuqtë nuk kanë ndër mend që të paguajnë atë shumë, duke qenë se për futbollistin nga Kadizi nuk ka oferta apo interesime të tjera në tavolinë, që do të përbënin ankand.

Sipas "Repubblica", Roma nuk dëshiron të shpenzojë më shumë se 25-30 mln euro për Suson, i cili në skemat e trajnerit të ri, Marco Giampaolo, nuk ka hapësira, pasi duhet të përshtatet si fantazist pas dy sulmuesve (skema 3-5-2).

Një tjetër mundësi është që Roma të ofrojë kartonin e Pastores dhe para për Suson, po vështirë se Milani do ta merrte në konsideratë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit