Roma sapo ka njoftuar zyrtarisht se Claudio Ranieri do të jetë trajneri i ri i verdhekuqve deri në fund të këtij sezoni futbollistik.
Skuadra kryeqytetase po vuan shumë këtë sezon. Fillimisht shkarkoi legjendën Daniele De Rossi, pastaj edhe pasuesin Ivan Juric para pak ditësh.
“Në fund të sezonit, Ranieri do të marrë një rol drejtues të lartë si konsulent i pronarëve për të gjitha çështjet sportive të klubit”, njofton Roma në rrjetet sociale dhe në uebsajtin zyrtar të klubit.
“Kërkimi për një trajner të ri do të vazhdojë edhe në muajt në vijim dhe për këtë do të vendosë vetë Ranieri”, vijon më tej njoftimi zyrtar.