Romelu Lukaku dhe parashikimi i frikshëm i Martinez

5 Gusht 2020
18:13
Denis Hakanaj
back button

Sezoni i parë i Romelu Lukaku-t me Inter-in ka qenë i jashtëzakonshëm.

Sulmuesi belg ka qenë menjëherë një nga më të mirët e skuadrës së Conte-s dhe shifrat e konfirmojnë këtë: 29 gola dhe 5 asiste.

Trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez, i ka thurur elozhe sulmuesit në një intervistë të dhënë për RTBF.

“Romelu ka qenë i vendosur kur është larguar nga Premier League. Donte të eksploronte horizonte të reja”.

“Ekzistojnë shumë pak sulmues në botë që mund të regjistrojnë statistika të tilla. Dhe do të përmirësohet akoma”.

“Është një kënaqësi e vërtetë të shikosh se është kthyer të argëtohet”, ka thënë Martinez.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit