Romeo Beckham tërhiqet nga futbolli në moshën 22-vjeçare për një arsye shumë kurioze

6 Shtator 2024
7:50
Alfred Lleshi
back button

Karriera futbollistike e Romeo Beckham në asnjë mënyrë nuk do të arrijë majat e prekura nga babai i tij, David. Fëmija i dytë nga martesa mes ish-lojtarit anglez dhe ish-këngëtares së “Spice Girl”, Victoria, do t’i “varë këpucët në gozhdë” vetëm në moshën 22-vjeçare, duke qenë shumë larg asaj që disa prisnin prej tij.

Sipas “The Sun”, Romeo Beckham do të largohet nga Brentfordi, skuadër në të cilën ishte pjesë e filialit të saj. Ai nuk do t’i bashkohet asnjë klubi tjetër, por do të largohet përgjithmonë nga futbolli.

Arsyeja nuk është tjetër veçse dëshira për t’u fokusuar te moda, një tjetër nga pasionet e tij të mëdha. “Është një vendim i menduar, i cili e afron më shumë me nënën e tij. Gjithçka tregon se Romeo do të nënshkruajë një marrëveshje me firmën pariziene të modës ‘Safe Management’, për t’u bërë model”, – thuhet në informacionin e sipërpërmendur të “The Sun”.

Romeo dikur kaloi përmes ekipit të të rinjve të Arsenalit, gjithashtu përmes Inter Miami, klub i cili ka babain e tij, David, si pronar. Atje nuk pati shumë përparim dhe u kthye në Angli me shpresën për të gjetur një vend te Brentford, ku mund të shpërthente. Kështu u shpreh ai në fillim të vitit 2023, kur tha se ishte “shumë i emocionuar për këtë eksperiencë të re” por gjërat nuk shkuan ashtu siç pritej.

Duhet mbajtur mend se Brooklyn, i parëlinduri i “Beckhams”, tre vjet më i madh se Romeo, provoi veten gjithashtu në futboll. Ai ishte në ekipet e të rinjve të Los Angeles Galaxy dhe Paris Saint-Germain, që përkonte me kohën e babait të tij David në ato klube. Gjithashtu u sprovua tek Arsenali, por në vitin 2015 përfundoi duke i “varur këpucët në gozhdë”.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit