“Ronaldinho më joshi me fanellën e tij dhe më tha: Të lutem mos më godit më!”

27 Maj 2020
11:00
Alfred Lleshi
back button

Ronaldinho ishte pa dyshim një nga kampionët më të mëdhenj të të gjitha kohërave. I pajisur me një teknikë të jashtëzakonshme, gjatë karrierës së tij mbresëlënëse, ai demonstroi gjëra të tilla, që nuk ishin parë kurrë më parë në fushat e futbollit, në të gjithë botën.

Ish-kampioni brazilian ka qenë një nga makthet më të këqija për mbrojtësit kundërshtarë, që duhej të përballeshin me të për vite me radhë. Pablo Alvarez, gjithashtu, gjatë përvojës së tij italiane pati mundësinë të përballej me legjendën braziliane. Ish-i i Catania, duke folur për “El Crack Deportivo”, kujtoi një ndeshje të luajtur në “San Siro”, kundër Milanit. Me atë rast iu kërkua të mbulonte Ronaldinho dhe, për të bërë më të mirën, rezervoi një trajtim të veçantë për brazilianin:

“Dua të tregoj një anekdotë. Në fund të pjesës së parë, ndërsa po hynin në dhomat e zhveshjes, Ronaldinho më afrohet në tunel, heq fanellën e tij dhe më thotë: Merre Alvarez. Ju lutem mos më goditni më! Ishte një gjë shumë e bukur. Ai ishte një lojtar i pamundur për t’u ndaluar, i patëmetë, një nga më të mirët në histori”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit