“Ronaldo, aksion kafshëror. Juventusi gati për Champions me Sarrin”

19 Shtator 2019
0:01
back button

Diego Pablo Simeone, trajneri i Atletico Madrid, ka folur menjëherë pas ndeshjes së barazuar 2-2 me Juventusin në “Wanda Metropolitano”. i kënaqur sidomos për faktin se ekipi i tij “nuk humbi toruan për asnjë moment edhe kur pësuam dy gola dhe kushdo mund të dorëzohej. Djemtë luftuan deri në fund dhe gjetën dy gola. Ishte një super ndeshje, super e fortë. Juventusi është një ekip i madh, si me kolektiv, ashtu edhe individualisht”.

“Nuk jam i shqetësuar, sepse kur të rinjtë të përshtaten atëherë nuk do të bëjmë shumë gabime. Si e pashë Ronaldon? Bëri një aksion kafshëror… Ai lojtar nxjerr nga hiçi gjërat, mund të na shënonte dhe vendoste ndeshjen”.

“Penalltia? Nëse edhe me VAR nuk e dhanë, atëherë do të thotë se ndoshta nuk ishte!”.

“Juventusi i Sarrit? Kanë ndryshuar trajner dhe kanë nevojë për pak kohë, por Juventusi është ekipi gati për të fituar Champions”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit