“Ronaldo apo Maldini?”, befason mbrojtësi i Liverpool-it: Zgjedh Fenomenin për një arsye

22 Mars 2024
17:00
Denis Hakanaj
back button

Mbrojtësi i Liverpoolit, Ibrahima Konate thotë se Ronaldo Nazario e frymëzoi atë të merrej me futboll.

Konate pranon se ai u rrit duke ndjekur legjendën e Brazilit.

Ai tha për France Info: “Ronaldo apo Paolo Maldini? Braziliani!

“Unë do ta zgjedh gjithmonë atë, ishte ai që më bëri të dashurohesha me futbollin.

“Një ditë unë dhe shoku i vëllait po flisnim për futbollin dhe ai më pyeti nëse e njihja Ronaldon.

“I thashë jo dhe më tregoi videon. Kisha ndjesinë se po shikoja magji”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit