Golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i Champions League, Cristiano Ronaldo, është ngjitur në skenë për të marrë një çmim për arritjet e tij jashtëzakonisht të frytshme para portave kundërshtare. “Nëse mendojmë për futbollin, mendojmë për Cristiano”, – tha kreu i UEFA-s, Čeferin. “Futbolli dhe jetët tona udhëhiqen nga kujtimet”, – tha Ronaldo, duke e quajtur Champions League “të veçantë”, se të motivon vetëm duke dëgjuar himnin e kompeticionit.
Edhe Gianluigi Buffon ka marrë çmim vlerësimi nag UEFA me rastin e hedhjes së shortit të Ligës së Kampionëve në Monaco, për edicionin 2024-2025. “Personalisht mendoj se Gigi është portieri më i mirë në histori”, – deklaron Čeferin. “Pa asnjë dyshim, Liga e Kampionëve është gara më e rëndësishme në futboll”, – u përgjigj Buffon, fituesi i çmimit të presidentit të UEFA.
Ky çmim njeh rezultatet e pabesueshme, përsosmërinë profesionale dhe cilësitë personale shembullore të treguara nga një futbollist specifik gjatë gjithë karrierës së tij.