Ronaldo është “mbreti” i Instagramit, Messi fiton sa gjysma e tij

16 Tetor 2019
10:32
Alfred Lleshi
back button

Cristiano Ronaldo mbetet një nga sportistët më elitarë në glob, që fiton edhe më shumë para. Ylli i Juventusit, edhe pse 34 vjeç, ruan dominimin në fushën e blertë, në çmimet e fituara, por edhe në rrjetet sociale, si më i ndjekuri. Për pasojë, edhe të ardhurat në këtë drejtim janë shumë të konsiderueshme për portugezin. Një studim i fundit i “Buzz Bingo”, që ka analizuar përfitimet financiare nga postimet e 12 muajve të fundit të personazheve të njohura në Instagram, tregon se futbollistët fitojnë më shumë para në rrjetet sociale. “Mbreti” i Instagram-it mbetet Cristiano Ronaldo, që me 975 mijë dollarë për një postim, i ka shtuar llogarisë së tij plot 47.8 milionë dollarë në një vit. 

Pothuajse gjysmën e këtyre të ardhurave përfiton Lionel Messi, që pozicionohet i dyti (23.3 milionë dollarë). Argjentinasi, për një postim të sponsorizuar fiton 648 mijë dollarë. Në “top 10” e përfituesve më të mëdhenj nga rrjetet sociale (Instagram) dominojnë futbollistët, përfshirë këtu Ibrahimovic, Neymar dhe Ronaldinho, por nuk mungojnë as yje të fushave të tjera, si Kendall Jenner, Selelna Gomez, Kylie Jenner apo Khloe Kardashian.

“Top 10” e Instagram-it
1. Cristiano Ronaldo (47.8 milionë dollarë, 975.000 për postim)
2. Leo Messi (23.3 milionë, 648.000 për postim)
3. Kendall Jenner (15.9 milionë, 611.000 për postim)
4. David Beckham (10.7 milionë, 357.000 për postim)
5. Selena Gómez (8 milionë, 886.000 për postim)
6. Neymar (7.2 milionë, 722.000 për postim)
7. Zlatan Ibrahimovic (4 milionë, 200.000 për postim)
8. Kylie Jenner (3.8 milionë, 1.2 milionë për postim)
9. Ronaldinho (2.3 milionë, 237.000 për postim)
10. Khloe Kardashian (1.2 milionë, 598.000 për postim)

Lajme të tjera

Lajmet e fundit