Ronaldo hedh në treg shampanjën më të shtrenjtë në botë: çmimi është i frikshëm

2 Maj 2024
15:15
Denis Hakanaj
back button

Cristiano Ronaldo ka vendosur të futet në tregun e alkoolit.

Në fakt CR7, së bashku me motrën e tij Elma Aveiro, kanë krijuar shampanjën më të shtrenjtë në botë, “The 777 goals”.

Siç mund të kuptohet lehtësisht, është krijuar për të festuar golin e 777-të të Ronaldos dhe janë bërë “vetëm” 777 shishe.

Bëhet fjalë për një perlë të vërtetë koleksionist për të pasionuarit. I vetmi aspekt që mund t’i ndalojë është çmimi: në fakt një shishe shampanjë e Ronaldos kushton 1777 euro.

Për të kuptuar më mirë tregun, shampanja që kushtoi më shumë para hedhjes në treg të “The 777 goals” ishte “Salon”, që kushton rreth një mijë euro. Të gjitha shishet janë të numëruara, nga numri një deri në numrin 777.

Shampanja prodhohet në Francë dhe përbëhet nga 50% Pinot Noir dhe 50% Chardonnay.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit