Ronaldo: “Kush ju tha se kam probleme me Messin? Rekordet tona nuk i kap askush”

2 Shkurt 2025
20:48
Telesport
back button

Cristiano Ronaldo nuk heziton të përmendë emrin Leo Messi, rivali i tij më i madh në historinë e thuajse dy dekadave futboll në Europë.

Ata kanë ftuar bashkë 13 herë Topin e Artë, teksa kanë fituar edhe me kombëtaret (Ronaldo Kampionatin Europian dhe Nations League, kurse Messi Kupën e Botës dhe Kupën e Amerikës)

Në një intervistë për La Sexta, Ronaldo ka theksuar se kurrë nuk ka patur probleme personale me argjentinasin. Përkundrazi, madje.

“Më besoni që kurrë nuk kam pasur një marrëdhënie të keqe me Messin, përkundrazi. A do të ketë një dyshe tjetër si e jona në aspekt të rivalitetit? Uroj që po, sepse kjo ndihmon futbollin, por mendoj se ka pak gjasa të ndodhë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit