Ronaldo largohet duarbosh nga “Euro 2024”, kjo ishte hera e parë që i ndodhte atij

6 Korrik 2024
11:05
Alfred Lleshi
back button

“Natyrisht që do të jetë Kampionati im i fundit Europian”, – deklaroi pak ditë më parë Cristiano Ronaldo, duke shtuar se pikërisht për këtë do të kishte dashur ta fitonte kompeticionin e kësaj vere.

Nuk do të jetë kështu, pasi Portugalia e tij u eliminua mbrëmë në çerekfinale kundër Francës, duke u dorëzuar te penalltitë në fund të një ndeshjeje pa gola, por me mjaft raste. Një tjetër avancim përpara i kombëtares së Deschamps pa shënuar gol, sepse 120 minuta lojë e ethshme përfundoi me rezultatin 0-0.

39-vjeçari ikën nga ky Europian pa lënë asnjë gjurmë. Në fakt, për herë të parë në karrierën e tij, ish-lojtari i Juventusit dhe Real Madridit nuk arriti të shënonte në një nga kompeticionet kryesore (Europian dhe Botëror) me kombëtaren luzitane. Në ndeshjen e tij të 11-të me Portugalinë, nga “Euro 2004” në “Euro 2024”, ishte hera e parë që sulmuesi i Al Nassr nuk shënon dot asnjë gol.

CR7 nuk ka shënuar asnjë gol në 9 paraqitjet e tij të fundit me Portugalinë, ndërmjet Kampionatit Europian të kësaj vere dhe Kupës së Botës 2022. Ai kishte shënuar 10 gola në 9 ndeshjet e mëparshme. Portugalia ka luajtur 6 herë me shtesë në 8 ndeshjet e fundit me eliminim direkt në Kampionatin Europian. Rezultatet? Katër ndeshje kualifikuese (ose titulli për finalet e ‘Euro 2016’) dhe dy eliminime.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit