Ronaldo nga skena e Champions-it: Nuk jam penduar që shkova në Arabi. E ardhmja? E paparashikueshme

29 Gusht 2024
20:58
Alfred Lleshi
back button

Cristiano Ronaldo, ish-sulmuesi i Juventusit, Real Madridit dhe Manchester United, pesë herë fituesi i Ligës së Kampionëve, u vlerësua si lojtari me më shumë gola të shënuar në top-kompeticionin europian për klube pak para shortit të këtij edicioni. Portugezi bëri disa deklarata nga skena:

“Liga e Kampionëve është një kompeticion legjendar, ishte fantastike të luaja dhe shënoja kaq shumë në të. Kur fillon himni çmendesh fare, është fantastik. Kam kujtime fantastike nga ndeshjet e Champions League dhe jam i lumtur që e marr këtë mirënjohje. Nuk pendohem për zgjedhjen time për të shkuar në Arabi, por do të shohim se çfarë do të ndodhë. E ardhmja është e paparashikueshme”.

Cili ka qenë momenti juaj më i mirë në Champions?
Është e vështirë ta them, por ndoshta Liga e Kampionëve e parë e fituar me Manchester United, me golin tim në Moskë. Një nga të preferuarit e mi. Më pas duhet të përmend qartë Real Madridin, fitimin e  Champions-it të dhjetë më 2014, në Portugali, para popullit tim. Liga e Kampionëve është një kompeticion detajesh të vogla, shumë e vështirë për t’u fituar.

A keni ende vend bosh për të vendosur çmime të tjerë në “palmaresin” tuaj?
Ka gjithmonë vend për trofe dhe çmime të reja, madje edhe në Madeira. Të gjithë jeni të ftuar të vini dhe të shihni dhomën time të trofeve.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit