Ronaldo nuk tërhiqet nga akuzat e furishme: Unë flas kur dua, nuk më shpon as plum*i

21 Nëntor 2022
9:39
Alfred Lleshi
back button

Doli sot herët në konferencë për shtyp. Cristiano Ronaldo ndoshta e ka bërë me qëllim. Ose më mirë, zyra e shtypit e kombëtares portugeze. Kur CR7 u ul në tavolinë, u gjend përballë vështrimeve të habitura të një grushti gazetarësh të pranishëm.

“Duhet gjetur gjithmonë koha e duhur, – tha ish-lojtari i Juventusit në përgjigje të një pyetjeje për intervistën tashmë të famshme dhënë Piers Morgan, në të cilën ai shfryu ndaj Manchester United dhe trajnerit Erik ten Hag.

– Është e lehtë për ju të shihni se si mund ta zgjedhim ndonjëherë edhe ne kur duhet të flasim. Ju shkruani të vërteta, ndonjëherë edhe gënjeshtra. Nuk më intereson se çfarë mendojnë njerëzit. Unë flas kur dua. Të gjithë e dinë se kush jam dhe çfarë besoj”.

Ronaldo më pas iu përgjigj atyre që e kishin cilësuar pritjen e Bruno Fernandes në kampin stërvitor të Portugalisë si “të ftohtë”: “Mua nuk më shpon as plumbi, kam një xhaketë çeliku të veshur. Mos iu kërkoni shokëve të mi të flasin për mua. Ne po bënim shaka me Bruno Fernandes. Avioni i tij zbarkoi me vonesë dhe e pyeta nëse rastësisht kishte ardhur me varkë.

Portugalia dhe favoritët? Ne kemi potencial të madh, por duhet të mendojmë për Ganën dhe të ecim përpara me qetësi. Nga atje do të rritemi. Nëse jemi skuadra më e mirë, do të arrijmë në fund. Skuadra kampione do të jetë më e mira. Ne kemi të rinj, është një miks i mirë. Brazili, Argjentina, Franca janë kombëtaret me shanset më të mira… Këtu fus edhe Spanjën me Gjermaninë. Janë këta favoritë që tingellojnë më shumë, edhe për fansat. Por ne e kemi parë më 2016 se jemi të aftë të befasojmë dhe të imponojmë veten”.

Rekordet? Unë nuk ndjek rekordet, ato vijnë tek unë. Të mposhtja Eusebio do të ishte e veçantë, sepse unë jam ashurues i tij. Në fakt nuk mendoj për këtë, por për të fituar turneun. Nuk i shoh gjërat në këtë mënyrë, disa më pëlqejnë mua më shumë dhe të tjerë më pak. Disa i pëlqejnë më shumë biondet, ndërsa të tjerët brunet. Njerëzit thonë se jam në fund të karrierës sime… Jam krenar për atë që kam bërë. Natyrisht, fitimi i një Kupe Bote nuk do të ishte keq”.

Veteran? Nëse në moshën 37 vjeç e 8 muaj më duhet t’i provoj gjërat, do të isha i shqetësuar… Unë respektoj mendimet e njerëzve. Dua të kem një Botëror të mrekullueshëm për familjen time, për tifozët e mi. Dua të fitoj, por nëse nuk e arrij, do të jem i lumtur për atë që kam bërë”.

Fitorja? Do të ishte magjike. Nuk më mungon asgjë, kam gjithçka. Fitimi i Kupës së Botës do të ishte spektakolare. Por të gjithë duan të fitojnë dhe vetëm njëri mund të fitojë. Ne do të punojmë të fokusuar për të qenë kampionë”. Reklama me Messin? Ishte një fushatë që doja ta bëja, një fushatë që e kisha kërkuar prej kohësh. Ishte krenari. Është Botërori im i pestë. Jam optimist”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit