Duket se emocionet, stresi, frika dhe lotët e ndeshjes së 1/8-ave të Euro 2024 ndaj Sllovakisë janë lënë pas nga Cristiano Ronaldo. Portugalia e tij arriti të fitojë falë llotarisë së 11-metërshave, duke shkuar në çerekfinale, ku i pret Franca.
Sulmuesi portugez foli sot për betejën mes Francës dhe Portugalisë: “Franca është një ekip favorit në këtë kompeticion, bashkë me Gjermaninë dhe Spanjën. Ndaj, ne na pret një ndeshje e vështirë. Do të shkojmë në luftë. Gjithsesi, skuadra jonë po bën mirë”.
“Ky sukses i fundit ishte një shpërthim energjie. Kam dhënë dhe do të jap gjithmonë maksimumin me këtë fanellë. Këtë gjë e bëj prej 20 vitesh. Humba penalltinë gjatë ndeshjes, por doja të isha i pari që të shënoja kur nisën penalltitë, pasi jam kapiteni dhe marr përgjegjësi përsipër”, tha Ronaldo.
“Nuk kam pasur kurrë frikë t’i përballoj gjërat ballë për ballë dhe nuk do të dorëzohem kurrë. Të bëj njerëzit të lumtur është ajo që më motivon më shumë”, tha sulmuesi e kapiteni portugez.
“Fakti që ky është kampionati im i fundit Europian nuk më prek aq shumë sa ndjenja e gëzimit që ndjej kur shoh tifozët e mi, familjen time dhe dashurinë që ata kanë për mua. Ndaj dua ta mbyll ashtu si duhet”, tha Cristiano Ronaldo.