Ronaldo refuzon një klub të Champions-it: “Është një dështim”

3 Gusht 2022
21:52
Denis Hakanaj
back button

Cristiano Ronaldo është në qendër të diskutimeve të merkatos. Sulmuesi portugez, i kthyer në dispozicion të Ten Hag pasi ka mmunguar në disa miqësore të fazës përgatitore, mund të largohet nga Manchester United.

Ish-ylli i Real Madrid dhe Juventus është i fiksuar me Kupën me veshët e mëdhenj dhe do të donte ta shfrytëzonte atë që mund të jetë mundësia e tij e fundit për të që të marrë pjesë dhe ndoshta ta fitojë.

Me pak fjalë, lamtumira e Ronaldo-s nga old Trafford është më shumë se një hipotezë dhe menaxheri i fuqishëm Jorge Mendes po vazhdon punën për të gjetur një sistemim të ri të pëlqyeshëm për klientin e tij.

Në lidhje me këtë, në ditët e kaluara është folur me njëfarë këmbëngulje për një kthim romantik te Sporting Clube de Portugal, që ndryshe nga United do të luajë në Champions.

Megjithatë, sipas asaj që ka shkruar The Telegraph, CR7 duket se ka dalë kundër këtij transferimit duke e konsideruar një ‘dështim’.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit