Ronaldo thyen heshtjen, flet mbi krizën në çift me Georgina: Ajo po bën rrugëtimin e saj…

9 Qershor 2023
10:39
Alfred Lleshi
back button

Cristiano Ronaldo është rikthyer në Madrid për të përmbushur disa angazhime profesionale. Këtë të mërkurë, ai prezantoi markën e re të ujit alkalin. Dhe këtë e ka bërë i shoqëruar nga partnerja e tij, Georgina Rodríguez, duke iu dhënë fund thashethemeve për një krizë që fluturonte si mjegullnajë mbi ta prej muajsh.

Në rast se kishte ende dyshime, gjatë eventit ai ka dashur t’i kushtojë disa fjalë të dashurës modele. “Familja ime është gjithmonë me mua, Gio është me mua në të gjitha projektet e mia dhe gjithashtu e mbështes. Ajo po bën rrugën e saj, unë e mbështes 100%, – ka komentuar futbollisti i Al-Nassr. – Ajo do të jetë gjithmonë me mua dhe unë me të. Ne të dy jemi shumë më të fortë së bashku”. Kësisoji, CR7 e bën me dije se lidhja mes tyre është më solide se kurrë.

Ylli portugez ka konfirmuar dashurinë e përjetshme për Spanjën dhe synimin që të jetojë atje pasi të dalë në “pension”: “Gruaja ime është spanjolle, fëmijët e mi gjithashtu, kam shumë miq spanjollë… Shpresoj të jetoj gjatë në Madrid dhe vende të tjera në Spanjë, ku kemi një shtëpi. Me siguri do të jetë një nga vendet ku do të jetoj, kur të mbaroj së luajturi futboll”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit