Rooney: “Duken shumë të vështirë për t’u mundur”

10 Tetor 2024
14:54
Denis Hakanaj
back button

Legjenda e Manchester United, Wayne Rooney, ka qenë i befasuar nga Liverpool-i i Arne Slot këtë sezon në Premier League.

Ai beson se Të Kuqtë duken tepër të vështirë për t’u mposhtur pavarësisht largimit të Jurgen Klopp këtë verë.

Duke folur në The Overlap, Rooney lavdëroi Arne Slot për drejtimin e Liverpool-it në krye të renditjes.

Ai beson se holandezi e ka përballuar mirë presionin e zëvendësimit të Klopp.

Rooney tha:

“Unë do të zgjidhja Liverpool. Trajneri që erdhi pas Klopp ishte padyshim nën presion të madh, por ata duken më solidë. Mendoj se duken shumë të vështirë për t’u mposhtur”.

Liverpool aktualisht kryeson Premier League me një pikë më shumë se Manchester City dhe Arsenal.

Ata do të përballen me Chelsean në kampionat, por do të jenë pa Alisson deri në mes të nëntorit pasi portieri pësoi një dëmtim kundër Crystal Palace.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit