Rosberg këshillon Vettel: Ja se si mund ta mposhtësh Hamilton

18 Shkurt 2020
9:14
Telesport
back button

Vettel ende nuk ka rinovuar kontratën me Ferrari, kontratë e cila skadon në fund të ktij viti. Për ta arritur këtë gjë, piloti gjerman ka nevojë për të marrë besimin e Ferrarit, që për momentin i beson vetëm Charles Leclerc, të cilit ia ka rinovuar kontratën.

Nico Rosberg, ish-kampion bote në Formula 1 dhe ish-shok skuadre me Lewis Hamilton te Mercedes, i jep një këshillë patriotit të tij se si të rikthehet në nivelin e dikurshëm. “Situata e Vettel nuk është e thjeshtë. Lerclerc e ka fituar besimin e skuadrës dhe mori rinovimin deri në vitin 2021”, tha Rposberg.

Këtë gjë duhet të bëjë edhe Vettel, të fitojë besimin e skuadrës. Për fat të keq, sezonet e fundit ka zhgënjyer, ndaj është krijuar kjo situatë. Hamilton fiton pasi ka besimin e gjithë ekipit, ndaj dhe Vettel duhet të fitojë besimin e gjithë skuadrës që ta mbështesë. Garat e para do të jenë thelbësore për t’ia dalë mbanë”, tha Roasberg.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit