Roy Keane e masakroi, serbi e mbron: De Gea, një nga portierët më të mirë në botë

15 Korrik 2020
15:34
Alfred Lleshi
back button

David de Gea është një nga portierët më të mirë në botë, që e ka shpëtuar Manchester United shumë herë në karrierën e tij. Këtë konkluzion e nxjerr shoku i skuadrës së spanjollit, Nemanja Matic. Mbas një fillimi të vështirë në “Old Trafford”, pas ardhjes nga Atletico Madrid, portieri iberik u bë pjesë kryesore e një skuadre në tranzicion, duke fituar çmimin e lojtarit më të mirë të vitit në Premier League për tri sezone radhazi.

Sidoqoftë, disa gabime në ndeshjet e mëparshme të këstij sezoni e kanë vënë në qendër të kritikave spanjollin. Më i ashpri ndaj tij është treguar ish-kapiteni i “Djajve të Kuq”, Roy Keane, pas golit të Tottenham, në barazimin 1-1 të muajit qershor: “Unë do ta zëvendësoja mbas pjesës së parë, i pafalshëm ai gabim që bëri. Madje, do ta rrihja me grushta atë djalë, që më duket se i pëlqen shumë vetja”.

Sidoqoftë, duke folur për “Stats Perform News”, Matic shpjegoi se e kupton rolin e atyre që punojnë në media si analistë, por De Gea mbetet në nivelet më të larta në pozicionin e tij: “Unë nuk e kam dëgjuar atë që tha Keane, por mendoj se David është një nga portierët më të mirë në botë. Na ka shpëtuar shumë herë, na ka dhënë jo pak pikë me pritjet e tij. Të gjithëve na ndodh, ndaj lejohet të ketë edhe gabime në futboll. Ne jemi njerëzorë. Gjithkush thotë mendimin e vet, kjo vlen edhe për analistët apo komentatorët. Ata duhet të kritikojnë, nëse një ekip humbet. Asnjë problem, ne i respektojmë ata dhe gjithmonë do të përpiqemi t’i përmirësojmë gabimet”.

De Gea e ka mbajtur tri ndeshje të pastër portën e tij në katër ndeshje të Premier League, pas barazimit me “Spurs”, teksa zhvilloi ndeshjen e 400-të me “Djajtë e Kuq” të hënën, në barazimin ndaj Southampton të hënën. Ky rezultat bëri që skuadra e Ole Gunnar Solskjaer të humbasë shansin e ngjitjes në vendin e tretë sipër Chelsea, i cili fitoi 24 orë më vonë kundër Norwich City, për ta rritur diferencën në katër pikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit