Pas barazimit ndaj Interit, mbrojtësi shqiptar i Napolit, Amir Rrahmani ka folur për DAZN: “Kemi vuajtur shumë në këtë ndeshje, por në fund të fundit, barazimi është më i mirë se humbja. Kemi ende shumë ndeshje përpara nesh. Qëndrimi duhet të jetë i duhuri, luajtëm kundër katër sulmuesve të fortë dhe ishte e vështirë për ne”.
Nga ana tjetër, Giovanni Di Lorenzo, kapiteni i Napolit e analizoi kështu barazimin 1-1 ndaj zikaltërve: “Askush nuk e priste vendin e parë, jemi të lumtur dhe duhet të vazhdojmë të punojmë e të rritemi. Jemi të lumtur që e mbyllëm këtë mini cikël me sukses, para të gjithëve.
Jemi rritur në aspektin e pjekurisë. Pas disfatës së keqe në shtëpi (ndaj Atalantës) na duhej një paraqitje e mrekullueshme ndaj kampionëve në fuqi. Ne dolëm të pamposhtur kundër Milanit, Interit dhe Juventusit, kjo është shenjë e një grupi të rëndësishëm. Sidoqoftë, të mos harrojmë se jemi ende në gjysmë të kampionatit.
Jam i kënaqur me fillimin e sezonit me Napoli dhe ekipin kombëtar. Kur skuadra ecën mirë, është më e lehtë për individin të emocionohet. Unë duhet të vazhdoj kështu”.