Rrëfehet Cardinale: Ja plani im për Milan, duam ta rikthejmë protagonist në skenën botërore

25 Korrik 2024
12:14
Telesport
back button

Gerry Cardinale, pronari i Milanit dhe numri 1 i Red Bird, foli në rrjetin televiziv kanadez CBC. Gjatë bisedës, Cardinale trajtoi shumë tema. “Një pjesë e arsyes pse ne jemi të përkushtuar për të bërë këto turne miqësore në Amerikë është për shkak të kërkesës së madhe që ky vend ka për futbollin europian”, tha Gardinale.

Kjo është një mundësi e rëndësishme për ne. Ne kemi në pronësi AC Milan për dy vjet. Qëllimi ynë është ta rikthejë si protagonist në skenën botërore. Jemi një klub që ka 550 milionë fansa në të gjithë botën, 50 prej të cilëve janë në SHBA dhe duam të fokusohemi në këto”, u shpreh më tej pronari i kuqezinjve.

Unë kam vëzhguar të dhënat financiare dhe analizat e tyre jashtë fushës për 15 vjet. Sporti tani është një industri shumë miliardë dollarëshe, e nxitur nga propozimi i vlerës për tifozët. Shumica e njerëzve mendonin se vlerat që krijohen në sport kanë të bëjnë vetëm me të ardhurat e medias”, tha Cardinale.

Kufiri i ri do të jetë fitimi i parave nga eventi ku merr pjesë. Ai do të drejtohet drejt një oferte më të pasur eksperiencash elitare për tifozët që mund ta përballojnë atë, duke e lënë të paprekur siatemin aktual për shumicën e publikut. Dhe në këtë kuptim ndërtimi i stadiumit të ri në pronësinë tonë është padyshim prioritet”, u shpreh Cardinale.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit