Rrëfehet Eriksen: Kam dy idhuj, njëri është Totti, tjetri…

30 Nëntor 2022
13:28
Telesport
back button

Mesfushori danez Christian Eriksen, që ndodhet në Katar me kombëtaren e tij, ka rrëfyer se cilët janë dy lojtarët e tij të preferuar. “Kam dy idhuj, njëri është Totti, ndërsa tjetri është Laudrup”, thotë mesfushori i Manchester United.

E adhuroj Totti dhe e kisha gjithnjë në ekip në “football manager”. Ndërsa Laudrup e adhuroj pasi është danez dhe më pëlqente stili i tij i lojës”, shprehet më tej mesfushori i kombëtares daneze.

Eriksen shprehet se këta dy lojtarë e kanë frymëzuar gjithnjë në karrierën e tij. “Sidomos Totti, i jashtëzakonshëm në fushë me lojën e tij. Edhe Laudrup, do të doja të përsëritja edhe unë sukseset e tij me kombëtaren”, tha Eriksen.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit