Rrëfehet Federer: Kur isha 16 vjeç e lashë shkollën për tenisin, ja çfarë duhet për të qenë një kampion

26 Tetor 2023
10:02
Telesport
back button

Ka kaluar një vit që kur Roger Federer i dha lamtumirë sportit të tenisit. Në një intervistë për “GQ”, fituesi i 20 grand ka folur për vitet e para të karrierës së tij. Ai ka rrëfyer hapat e para të aventurës së tij me raketën në dorë.

Në hapat e para të karrierës time dëgjoja shpesh të më thonin se isha një tenist i mirë. Në fillim, është e vështirë të vlerësosh veten dhe nuk e beson një gjë të tillë. Pasi u bëra pak më shumë i sigurtë për veten nisa të mendoj se vërtet jam një tenist i mirë”, shprehet Federer.

Kur je adoleshent ke shumë emocione dhe nëse kësaj moshe i shtohet edhe sporti me emocionet e tij, atëherë duhet të kujdesshëm për veten. Kur isha 14 vjeç ika nga shtëpia dhe shkova në një qendër ku trajnohesha. Ato ishin dy vitet më të rëndësishëm të jetës time, pasi mësova shumë për jetën”, tha zvicerani.

Në moshën 16-vjeçare vendosa të lë shkollën. Provova të frekuentoja disa kurse online, por pas disa muajsh kuptova se ishte e pamundur t’i bëja të dyja dhe më duhej të zgjidhja. Bëra një marrëveshje me prindërit, që t’i jepja një shans tenisit dhe në rast se nuk do të funksiononte do të nisja shkollën pa bërë naze”, kujton Federer.

Çfarë duhet për të qenë një profesionist? Një vullnet i fortë dhe një ekip i mirë që të mbështet. Një trajner që të stërvit që kur je fëmijë dhe të motivon për të zbritur në fushë. Keni nevojë për dikë që të kujdeset për shpërthimet e moshës, dike që ju njeh mirë, që di pikët e forta dhe të dobëta, që t’ju inkurajojë dhe t’ju sfidojë”, tha Federer.

Në fund, legjenda e tenisit shton: “Duhet të keni pranë njerëz që ju pëlqejnë, pasi shpesh jeni vetëm me ta kur udhëtoni nga një vend në tjetrin. Dhe të mos keni frikë kur luani në stadiume të mëdha. Nëse të rinjtë nuk besojnë në këto gjëra do të humbasim shumë talente. Dhe natyrisht të flini shumë për të qenë në formë në ndeshje”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit